Një aksident automobilistik ka ndodhur në Ujin e Ftohtë në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër. Një autoveturë ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës dhe është përplasur me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt.
Mësohet se janë lënduar 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Nga 5 të plagosurit që gjendeshin brenda në autoveturë që shkonte për në Tiranë, tre prej tyre ishin klandestinë siriane që ishin marrë nga dy shqiptarët për t’i çuar drejt Malit të Zi.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, ku i ka transportuar të lënduarit në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Ndërkohë që Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.