Kronikë

Përplasen 'kokë më kokë' dy makina në Lezhë, njëri prej shoferëve përfundon në spital

1 Janar 2024, 17:36| Përditesimi: 1 Janar 2024, 17:46

  • Share

Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë.

Dy automjete u përplasën kokë me kokë me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasoja njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i dyti qe ndodh në diën e parë të vitit te ri në rrugët e Lezhës.


Lajmi kryesor:

Dy aksidente në Pogradec - Qafë Thanë! 5 makina të përplasura, 6 persona me lëndime të lehta


B.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?