Një tjetër aksident me një të plagosur është shënuar paraditen e sotme në fshatin Pirg në aksin Korçë-Pogradec. Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur rëndë dy drejtuesit.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket njëri nga dy të plagosurit i mbuluar nga gjaku. Ai së bashku me drejtuesin tjetër të makinës janë transportuar fillimisht në spitalin e Korçës për ndihmë të parë dhe më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet brenda pak orëve ditën e sotme, pasi tetë persona u plagosën nga dy aksidente të tjera në Finiq dhe Tiranë.
Makinat e aksidentuara sot në Korçë
Komento
Komente
