Stresi dhe Gresa

Përplasen miqtë në BBV Kosova, Stresi-modeles: Të kam njohur me një 45-vjeçar! Gresa: Je falso, nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë

20 Dhjetor 2022, 08:51| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 08:55

  • Share

Një përplasje ka pasur mes Stresit dhe Gresës, të cilët u duk sikur ishin miq të mirë. Reperi e akuzoi për mosmirënjohje dhe bëri deklaratë bombë duke thënë se modelen e ka njohur me një 45-vjeçar. Ndërsa Gresa u përpoq ta hedhë poshtë.

“Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet”, tha modelja.

“Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falsë”, tha Gresa.

Më pas ndërhynë moderatorët e BBV Kosova duke i tërhequr vëmendje Stresit për mënyrën si iu drejtua. Pavarësisht komenteve dhe përplasjes mes tyre, më pas u panë duke u përqafuar pasi reperi i kërkoi falje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?