Përplasen për Berishën/ Shabani: Të zhvishen të gjithë nga imuniteti! Xhaferi: Të zbatohet Kushtetuta

24 Tetor 2023, 15:00| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 12:12

  • Share

Endrit Shabani i nismës 'Thurje' dhe Besart Xhaferi, kreu i FRPD-së debatuan në emisionin 'Përballje' në Report Tv për vendimin e SPAK që la Sali Berishën në masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe i ndaloi largimin jashtë vendit.

Xhaferi tha se Berisha është gardian i Kushtetutës dhe nuk do të lejojë që ajo të shkelet, por se është gati ta votojë në Kuvend heqjen e pengesave për imunitetin e deputetit.

Ndërsa Shabani tha se ky precedent nuk duhet kundërshtuar, madje ai ju ka futur frikën të gjithë politikanëve që kanë abuzuar.

I pyetur nëse, aksioni opozitar nisi nga frika e hetimit, Xhaferi tha se ky proces ndaj Berishës 'është një tentativë e dështuar për të penguar opozitën'.

Ndërsa për mungesën e reagimit nga deputetët e grupimit Bardhi, tha se qendrimi është i unifikuar me atë të Gazment Bardhit, në mbështetje të Berishës.

VIDEO e debatit në emisionin "Përballje"

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?