Foto ilustruese

Përplasen sërish dy avionë në Japoni

1 Shkurt, 11:58| Përditesimi: 1 Shkurt, 12:00

  • Share

Një tjetër incident ndodhi në Japoni, në aeroportin Itami të Osakës. Dy avionë të All Nippon Airways u përplasën me krahët e tyre teksa ishin në pistën e aeroportit, duke rezultuar në pezullimin e dhjetë fluturimeve.

Nuk raportohet për të lënduar në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit.

Sipas raporteve fillestare, një avion, me 69 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, po përgatitej për ngritje, kur krahu i tij i djathtë u përplas me atë të një avioni tjetër të së njëjtës kompani, me 65 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, i cili sapo ishte ulur.

All Nippon Airways ka nisur menjëherë hetimet për shkakun e incidentit, raportojnë mediat e huaja.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?