Drejtuesi i Lëvizjes për Universitetin, Arlind Qori i ftuar në 'Repolitix'

Kronikë
Top 24

Përplasen studentët e Universitetit Bujqësor me Lëvizjen e Arlind Qorit: S’duam organizatë politike në protestë

8 Dhjetor 2018, 20:54| Përditesimi: 8 Dhjetor 2018, 21:12

  • Share

Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz kërkojnë largimin e Lëvizjes për Universitetin të drejtuar nga komunisti Arlind Qorri nga kryesimi i protestës së studentëve. Përmes një reagimi të tyre në rrjetet soçiale, studentët e Univeristetit Bujqësor theksojnë se ata s’kanë nevojë për mbështetjen edhe as për përkrahjen e një lëvizje që është pjesë e një organizate politike.

Për ta, Lëvizja për Universitetin e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori kërkon të përfitojë në kurriz të tyre duke qenë se nuk ka bërë asgjë në gjithë këto vite. “Demaskojini të gjithë që i quajnë studentët BETON, dhe aktivizmin e tyre medioker dhe komunist hekur. Qendroni larg betejes së studentëve, s’kanë nevojë për mbështetjen edhe as për përkrahjen e një levizje që është pjesë e një organizate politike. Nuk qulloset gjë gjithë këto vite, jeni komunistat më të paaftë që kemi njohur deri më sot”, thuhet në reagimin e studentëve të UBT.

Reagimi i studentëve të UBT kundër Arlind Qorit

Pas saj ka reaguar edhe Lëvizja për Univeristetin e drejtuar nga pedagogu dhe aktivisti i Lëvizjes për Universitetin Arlind Qorri, duke i cilësuar këto sulme politike që bëhen për të dobësuar Lëvizjen./Lexo.al/

Komento

Komente

  • Vloreee: 08/12/2018 22:09

    Hahaha ku ka studente te pavarur nga politika ktu... hahaha.... gjysma sjan student fare .... varu k..... po mjer ne qe do qeverrisemi nga ajo shtres llumi...

    Përgjigju
  • xreport: 08/12/2018 21:32

    cfar doni? si do arrihen ato qe doni po nuk u ulet ne bisedime? ju thoni qe nuk doni politiken ne protest ! pse? qe te dukeni jo te politizuar? kjo protest eshte 100% nisme e PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?