Kronikë

Përplasen tre automjete në aksin Fier-Cakran, plagoset njëri prej drejtuesve dhe dërgohet në spital

22 Shtator, 08:43| Përditesimi: 22 Shtator, 11:32

  • Share

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?