Pamje nga aksidenti

Kronikë

Përplasen tre makina në aksin Librazhd-Prrenjas, një i plagosur përfundon në spital

13 Prill 2021, 18:51| Përditesimi: 13 Prill 2021, 18:55

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ku janë përplasur 2 mjete Benz dhe një Fuoristrade.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, ku Fuoristrada mbas përplasjes ka dalë jashtë rruge. Nga ky aksident është plagosur një person i cili është dërguar në spital dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?