Pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Përplasen trenat në Gjermani, të paktën dy persona humbin jetën, 14 të plagosur/VD

8 Maj 2018, 18:09| Përditesimi: 8 Maj 2018, 18:26

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin. Të Paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident. Siç raportojnë mediet gjermane një tren pasagjerësh u përplas me një tren, i cili kishte qëndruar në stacion.

Aksidenti ndodhi në zonën Schwabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte duke shkuar në Ausgburg. Një zëdhënës i policisë tha se si pasojë e këtij aksidenti, mbetën të vdekur shoferi dhe një pasagjer. Ndërkohë nuk dihet ende nëse shkaku i aksidentit, ishte një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës.

Fakti është që të dy trenat përdorën të njëjtën rrugë dhe kjo nuk dihet përse.

Zëdhënës i policisë

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit hekurudhor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?