Stresi dhe Vivien

Përplasen Vivien dhe Stresi: Të kam futur në shtëpi para 10 vitesh! Ndërhyn Getinjo: Mos më fusni në muhabete pa lidhje

14 Janar 2023, 08:58| Përditesimi: 14 Janar 2023, 09:11

  • Share

Vivien dhe Stresi janë përplasur brenda Big Brother VIP Kosova teksa kanë kujtuar njohjen e tyre të 10 viteve më parë. Vivi u përpoq të qartësonte gjithçka sepse nuk donte të dukej sikur ka patur diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Pjesë nga debati:

Vivi: Stresi ka qenë para 10 vjetësh te shtëpia ime me një shoqe timen.

Stresi: Edhe një shok, dy me dy.

Vivi: Jo jo, ka qenë ajo goca ti edhe unë. Mos i dridh gjërat siç bën gjithmonë.

Stresi: Pak rëndësi ka se kush ka qenë. Se po flasim për jashtë, ti e ke thënë para 10 vjetëve e kam futur në shtëpi.

Vivi: Ti Artanit i paske thënë “pse e përmend që kam ardh te shpia jote kur je me tjetrin.” Po ti s’ke qenë me mua se unë kam aq fytyrë sa ta them që kam qenë me ty.

Stresi: S’ke qenë me mua, por unë ia kam thënë që më ke futur në shtëpi.

Vivi: Po s’ke pse përmend ti që kam thënë që të kam futur në shtëpi kur jam me Getin, sepse kështu nënkupton që kam qenë me ty dhe s’bën të flas.

Getinjo ka thënë: “Unë nuk kam pse hy në këtë muhabet se kam qenë prezent aty. Unë e kuptova shumë mirë, nuk mbroj asnjë po mbroj veten se po më fusni në muhabet pa lidhje. Vivi kur ka thënë që unë e njoh në 10 vite, se ka qenë me shoqen e Vivit.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?