Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë është përmbysur në Iran, duke vrarë të paktën 28 pasagjerë.
Përplasja ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd. Raportohet se aksidenti ndodhi për shkak të një defekti në sistemin e frenimit.
Ndërkohë 23 pasagjerë të tjerë u plagosën dhe shtatë prej tyre ndodhen në gjendje kritike, shkruan BBC.
Pelegrinët po udhëtonin nga provinca Sindh në Pakistan për në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin shiit.
Rreth 53 persona besohet se kanë qenë në autobus në kohën e përplasjes, siç raportohet nga Daën Neës të Pakistanit, duke përfshirë pelegrinët nga Larkana, Ghotki dhe qytete në Sindh.
Pelegrinazhi, i njohur si Arbain, shënon fundin e një periudhe prej 40 ditësh zie për Imam Huseinin, nipin e profetit Muhamed.