Aksident në Shkodër! Ndërron jetë 36-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes së 'Audi'-t me motorçikletën

16 Korrik 2020, 19:41| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 20:03

  • Share

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari ka ndodhur  rreth orës  19:00, në lagjen "Liria" në Shkodër. Një motorçikletë është përplasur me një makinë të tipit "Audi" dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Ai është drejtuesi i motorçikletës i identifikuar si Eltojn Lishi banues në lagjen Qemal Stafa në Shkodër, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i  "Audi"-t  është personi me iniciale A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër. Pamjet e aksidentit kanë mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com, ku ndodhet motorçikleta e përmbysur në tokë dhe makina e përplasur. Sipas policisë, në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?