Kronikë

Vdes në aksident vëllai i Blerina Gjylametit, makina benzinë-gaz shpërthen në tunelin e Elbasanit pas përplasjes me kamionin (VD)

19 Tetor 2019, 20:58| Përditesimi: 20 Tetor 2019, 11:43

  • Share

ELBASAN- Një aksident tragjik i ndodhur në tunelin Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën vëllait 37-vjeçar të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. Viktima Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për këtë aksident të jetë bere nje parakalim i gabuar i makinës Seat ku udhëtonte vëllai i deputetes. Për pasojë ai është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë ne impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ishte i vështirë identifikimi i shoferit në mbrëmje për shkak ë dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditjet dhe flakët. Por më tej u mësua se bëhej fjalë për Elton Macollin, vëllanë e deputetes Gjylameti

Video nga vendi i ngjarjes

Burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima u transportua fillimisht drejt morgut të Elbasanit. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet nga vendi i ngjarjes ku automjeti tip Seat duket i shkatërruar plotësisht nga shpërthimi ne flake i gazit. 

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. 

Ora 00:49
Elton Maçolli, vëllai i deputetes socialiste që vdiq pas përplasjes së frikshme, punonte pranë bazës së helikopterëve në Farkë/Foto

1571525440_eltonmacolli.jpg

Elton Maçolli, 37-vjeçari që humbi jetën gjatë aksidentit të ndodhur në tunelin Tiranë-Elbasan është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. Ai punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë. 

Komento

Komente

  • Elton B: 20/10/2019 23:13

    @shofer i përgjegjshëm gjith kina e india ti shk....eft ropt edhe 14 brezat....po si or mir ti bëhet n lule t jetes???

    Përgjigju
  • Dritan abeshi: 20/10/2019 21:07

    Ngushellime te sinqerta familjes macolli nga familja Dritan Abeshi.U prehte ne paqe djali juaj

    Përgjigju
  • Unknown: 20/10/2019 13:01

    Ngushëllime familjes! Nuk jam ekspert por nga pamjet nuk me duket sikur ka pasur flakë makina për të thënë qe ka plasur gazi.

    Përgjigju
  • Vlora: 20/10/2019 11:31

    Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë...kujdes o shofera se në tunnel n gjith botën ndqlohet parakalimi

    Përgjigju
  • Gerti: 20/10/2019 10:20

    Keqardhje dhe ngushellime familjes. A ka mundesi te hiqni dore nga shpejtesia dhe agresiviteti ne timon o shqiptare? Mos harxhoni para per Iphona por kontrolloni makinat, shikoni sigurine e tyre me shpesh.

    Përgjigju
    • Vladimir: 21/10/2019 09:15

      Jam shume dakort me ty. Kam frike kur vij ne shqiperi sepse ata me fuorisdrada kyjtojne se eshte gjithe rruga e tyre

  • YYY: 20/10/2019 09:08

    T'i gezohesh vdekjes apo tallesh me te do te thote se ja ke falur shpirtin djallit. Ngushellime te sinqerta familjes!

    Përgjigju
  • Sebast: 20/10/2019 07:59

    @shofer i pergjegjshem : ku ka popull ne bote qe kenaqet me vdekjen aksidentale? Vetem nje shqiptar krimb si puna jote..yyyt q m fisin e ca te mban pragu

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/10/2019 02:58

    Ngushellime familjes se viktimes. Keto modifikime a me thote ndonjeri a jane me aprovim nga drejtoria e transportit rrugor dhe mos ka ardhur koha ti heqin nga perdorimi keto makina me gas te modifikuara .

    Përgjigju
    • Shoferi: 20/10/2019 09:38

      Pse dyhet ti heqim? Edhe makinat me benzin shperthejn Ti heqim edhe ato nga qarkullimi si thua?

  • Arifi: 20/10/2019 01:07

    E para ngushellime familjes,,,e dyta mos perdorni makina me gaz,, dhe e treta ecni avash ne tunnel,,80 km ne ore eshte shume ne tunnel ne elbasan,,,,duhet bere 60 km/ore...ministria e transportit po merr njerez ne qafe....

    Përgjigju
  • Bimi el: 20/10/2019 00:15

    O llare po rob si ty si un eshte... Pastaj rrisku eshte I shkruajtur... E ka zen gjumi robin si tja bejme!? Prandaj aksidentet si ndalon dot kush. Nga vete fjala aksident aksidentale pa e dashur njeri. Keshtu qe uro mos e hash edhe ti me ndonje qe te vjen rrakete nga perpara!

    Përgjigju
  • shofer i pergjegjshem: 19/10/2019 22:39

    Mire t’i behet. Shyqyr qe nuk ka kompromentuar shofere te tjere nga idiotesia e vet. Aksidentet rrugore jane te tmerrshme po kur ndodhin ne rruge normale, lere pastaj brenda nje tuneli ku tmerri shumezohet me 100 sepse rrezikojne rendshem edhe automjetet e tjera qe gjenden aty, nga tymi, zjarri, bllokimi i rruges, etj. Po ndodhen gjera te tilla ne tunel nuk ke ku ia mbath! Prandaj, nje debil me pak ne rruget tona!

    Përgjigju
    • O shoku: 20/10/2019 14:16

      Shofer i përgjegjshëm eshte vtm ai që nuk nis një automjet o budall

    • @shofer i përgjegjshëm: 20/10/2019 09:57

      Aksidenti mos i ndodht askujt Ngushëllime familjes!

    • Tik: 20/10/2019 09:40

      Si ore mire ti behet...!ishalla te ndodh dhe ty qe te shkruajme(mire ti behet)

    • Ik o trap: 20/10/2019 07:00

      Ty vetem kosherja te paskan ngel.. se bletet te kan fluturuar..rregullo trut kur shkrun ketu .

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?