Një këmbësore mbeti e plagosur, pasi u përplas nga një automjet në autostradën Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi mesditën e kësaj të martë në afërsi te fshatit Markatomaj.
Gruaja e plagosur u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëruan në komisariat drejtuesin e automjetit tip “Benz” dhe nisen menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Komento