Një 22-vjeçar është arrestuar si autor i aksidentit në hyrje të Tiranës ndodhur 3 ditë më parë. Ai gjatë ecjes në autostradën Tiranë-Durrës ka përplasur dy mjete të tjera, ku njëri prej tyre është përmbysur në rrugë. Pas aksidentit 22-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pa u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.
Me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit, 22-vjeçari J.L ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor.
Report Tv më herët siguroi pamjet nga vendngjarja, ku një nga makinat e përfshira në aksident është përmbysur në rrugë pra mbikalimit te Casa Italia.
I riu i arrestuar do të përballet me veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.