Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, dyshohet se Arjan Tase përdorte gomonen edhe për trafik droge! Prokuroria ndryshon akuzën, kërkon burg për 'vrasje me dashje'

4 Gusht 2022, 13:04| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 16:58

  • Share

TIRANË- 2 ditë pas ngjarjes tragjike, Prokuroria e Vlorës ka ndryshuar akuzën për Arjan Tasen, drejtuesin e gomones që vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit. Report Tv mëson se ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje” dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Që do të thotë se me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët. Në dosje janë regjistruar dëshmitë e 3 qytetarëve të cilët kanë treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Nga ana tjetër, situata rëndohet pasi dyshimet e hetuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë se Arjan Tase mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizata kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trafikun e narkotikëve. Madje, dyshimet e hetuesve shkojnë më tej, në përdorimin e të njëjtit gomonia që goditi 7-vjeçaren, për këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Mjeti është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, Adhurim Kushit, si pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese.

Megjithatë, Prokuroria Vlorë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikojnë e lidhjet e tyre, pasi besohet se ish-oficeri qëndron pas aktivitetit. Kjo nuk është hera e parë që Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përpara dy vitesh, në kohën kur ishte Shef i Komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis me një grup tjetër prej 39 personash.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në datën 03 mars 2020 në kontrollin e monitoromin ajror nga Guardia di Finanza në territorin që mbulonte si shef komisariati Arjan Tase janë konstatuar 6690 rrënjë kanabis në Vranisht të bashkisë Himarë. Me vendim të Gjykatës Vlorë nr. 299 date 13.12.2020 është caktuar mase sigurimi personal për Tasen, "Pezullim te ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik". Bazuar ne vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë nr. 60 date 06.01.2021, e cila ka ndryshuar statusin e këtij punonjësi nga pezullim të ushtrimit publik në detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore Vlorë. Bazuar ne këtë vendim në datën 18 janar 2021 është ndërprerë pezullimi disiplinor i tij. Po kështu, çështja është pushuar vetëm për këtë punonjës nga prokurori, ndaj ishte rikthyer përsëri në punë.

Arjan Tase akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” për ngjarjen e së martës në Potam. Ai nuk është më pjesë e strukturës blu, pas përjashtimit nga kryepolici Gledis Nano, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ngjarja provokoi shkakrimin zinxhirë të të gjithë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, të cilët nuk ndoqën urdhërat e policisë për survejimin e brigjeve për mjetet lundruese dhe kontrollin e tyre sipas ligjit.

Si ndodhi ngjarja? 
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

Ora 14:17
Lejoi kultivimin e parcelave me kanabis në Himarë në 2020, si arriti të dalë brenda një muaji i pastër nga drejtësia Arjan Tase

1659517787_ARJANTASE.jpg

Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçare Jonada Avdia teksa po lahej në plazhin e Potamit në Himarë, arriti të mundë sistemin e drejtësisë, prokurorinë, gjykatën dhe policinë e Vlorës në vetëm një muaj.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në datën 03 mars 2020 në kontrollin e monitoromin ajror nga Guardia di Finanza në territorin që mbulonte si shef komisariati Arjan Tase janë konstatuar 6690 rrënjë kanabis në Vranisht të bashkisë Himarë.

Me vendim të Gjykatës Vlorë nr. 299 date 13.12.2020 është caktuar masë sigurimi personal për Tasen, "Pezullim te ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik".

Bazuar ne vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë nr. 60 date 06.01.2021, e cila ka ndryshuar statusin e këtij punonjësi nga pezullim te ushtrimit publik në detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore Vlorë.

Bazuar ne këtë vendim në datën 18 janar 2021 është ndërprerë pezullimi disiplinor i tij. Po kështu, çështja është pushuar vetëm për këtë punonjës nga prokurori, ndaj ishte rikthyer përsëri në punë.

Ora 14:15
Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen, nga 'vrasje nga pakujdesia' e çon dosjen në Gjykatë për 'vrasje me dashje”

1659466862_Sequence03.00245918.Still033.jpg

Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen! Nga “vrasje nga pakujdesia” e çon dosjen në Gjykatë për “vrasje me dashje”! Kështu situata rëndohet për Arjan Tasen, pasi nëse me akuzën për “vrasje nga pakujdesia” që rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite, tani më me akuzën e ngritur ditën e sotme ai rrezikon deri nga 10-20 vite.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2022 02:00

    Akuza e re per perdorimin e gomones per trafik droge,eshte pak e veshtire te provohet.N.q.s nuk eshte kapur vete subjekti /red handed/ duke bere trafik,ose nuk eshte kapur ne pergjime,atehere nuk ka si te akuzohet per nje gje te tille.Edhe sikur qente e droges te nuhasin prani droge ne gomone,prape nuk vlen.Gomonia nuk eshte me doc. e tija dhe mund te jete perdorur nga shume persona,perderisa jepej me qira nga kusheriri.Edhe pse eshte arrestuar me pare per lejimin e kultivimit te droges,kemi te bejme me neglizhence,ose korrupsion dhe jo patjeter me pjesemarrje ne trafik.Duhen prova e fakte te pakundershtueshme zoterinj,vetem keshtu behet drejtesia!

    Përgjigju
  • xhelati: 05/08/2022 00:57

    I BEJ THIRRJE TE GJITHE BABALLAREVE QE SHKOJNE NE BREGDET PER PUSHIME TE MARRIN ME VETE PERVEC RROBAVE TE BANJOS,, EDHE REVOLE ME 10-20 FISHEKE,,,,,DHE NE QOFTE SE NDODH QE DIKUSH TE VRASE FEMIJEN TUAJ ME SKAF,,,,TE BEHET VETEGJYGJESIA NE VEND,,,TE VRITET NE VEND NGA BABALLARET CDOKUSH QE VRET FEMIJET KOT SE KOTI....VETEM KUR E VRET NE VEND PERSONIN QE TE KA VRARE FEMIJEN,,,BEHET DREJTESI.......////

    Përgjigju
  • zoti: 04/08/2022 23:33

    O Zot! Tamam tragji-komedi!

    Përgjigju
  • Bratko: 04/08/2022 23:32

    Burg deri ne vdekje ketij mostre.. Ngushellime te sinqerta familjes se vogelushes

    Përgjigju
  • Beni: 04/08/2022 18:14

    Ky Arjani edhe trafikun e droges e ben pa dashje!

    Përgjigju
    • Shqipoja: 04/08/2022 18:52

      Po nqs e detyrojne ta beje me zor per dike tjeter.

  • Dihet: 04/08/2022 17:58

    Se me ato dy motora te fuqishem vetem per transport droge duhen

    Përgjigju
  • Vetingu: 04/08/2022 17:45

    C'ndodhi me vetingun ne polici valle? Apo kishin hall se iu dilnin policet qe diten punonin per shtetin e naten per trafikantet???

    Përgjigju
    • Apopulli: 04/08/2022 18:51

      Naten po per shtetin po punojne sepse mafia eshte vete shteti tek ne.

  • ADRIATIK: 04/08/2022 17:29

    Nuk eshte se andej i ra rruga dhe s’kishte nga kalonte.. Por u fut me nje mjet 7m te gjate dymotoresh ne nje zone te ndaluar per mjete te tilla, ne pikun e plazhit te populluar nga qindra pushues, te rritur, gra dhe femije….Dhe kush? Nje oficer policie, me detyre shefi… Njeriu qe duhet te dije dhe te zbatoi me mire se askush ligjin… Pra aktin e ka kryer me dashje…mbasi jeta e njerzve te pafajshem per tipa si ky kriminel eshte thjesht nje loder para hobit te tij….Nuk gjenden fjale per te ngushelluar familjen e viktimes engjellore…Mos na provo zot!! Denim kapital kriminelit!

    Përgjigju
    • @Jugu dhe veri: 04/08/2022 22:36

      Harrove të thuash që faji është individual dhe këto gjëra ndodhin kudo dhe je në linjën e partisë.

    • Art: 04/08/2022 19:25

      Hobi!!!! Ncuq. Hobi eshte nje argetim me miq, e jo tek pullë ne nje gomone. Kta sikur nxehen pse karburanti o shtrenjtu... dhe djeg aq litra karburant ne dy motorre!!! Do ja nxjerrin lakrat, qe nga ora kur ka dale ne det e deri tek kthimi... do dale nje kamera sigurie ta provoje.

    • Jug dhe Veri: 04/08/2022 17:51

      Se pari, kjo tragjedi nuk duhet politizuar! Askush te mos guxoi ta perdori per kapital politik humbjen e jetes se Engjellit Jonide!!! POR nga jugu e deri ne veri dhe kudo qe jetoin shqipetar duhet ngritur zeri.. Ndal krimit! Ndal moszbatimit te ligjit. Ndal mos ndeshkueshmerise! Krimineli me uniforem polici ne litar!

  • Liku: 04/08/2022 17:20

    Ky tasja pse e futi skafin ne zonen e zaptuar nga pushuesit keshtu qe ky krimineli i ka marre parasysh te gjitha

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/08/2022 16:56

    Kulmi do jete vendimi i gjykates..Skemi pare gje akoma.

    Përgjigju
    • Albfire: 04/08/2022 17:30

      Gjykata do jene te sinkron te plote me prokurorine... do thote qe nuk ishte "me dashje" dhe do bjeri akuza komplet... Prokurori leshi qe vendos akuzen jo sipas ligjit dhe te gjithe "lajne duart". Prokuroria thote: "Ne kerkuam denim maksimal" Gjykata thote: "Prokuroria nuk vertetoi dot qe ishte me dashje" I pandehuri do iki prape me pushime me skafin e tij ne Himare duke bere xhiro prap Prokurori duhet denuar per sabotim te hetimit.* "Me dashje" nenkupton qe ky personi e coi skafin ne breg per qellimin e vrasjes se vajzes jo per te transportuar familjen e tij...dmth arsyeja pse ishte me skaf aty ne breg ishte se kerkonte te vriste me paramendim. Nese eshte kjo, atehere duhet te kerkohet denimi per akte terroriste jo thejsht me dashje.

  • Miri: 04/08/2022 16:42

    Se kuptoj me gjykaten e apelit vlore,, duhet te jesh gangester i fuqishem qe apeli i vlores te shqyrtoj ceshtjen brenda 1 muaji...une popull i dhjesht po pres apelin e vlores kane kaluar 3vjet...

    Përgjigju
  • Genti: 04/08/2022 16:11

    Hajde prokurori hajde, vrasje me dashje.....e dhimbshme eshte ajo qe ndodhi, po ta cilesosh vrasje me dashje me duket si ato vendimet e xhaxhit ne emer te popullit...

    Përgjigju
    • Eri: 04/08/2022 16:59

      Me dashje e ti hidhen celsat ne det. Te kishte vrare femijen tend se flusnim pastaj. Pall

  • Lushka: 04/08/2022 15:39

    He more komentues te gjithe kundra aksidentale nga vet fjala aksident pa vetedije e pa qellimshme. Po kush donte ta bente nje gje te tille mos ja urofsh hasmit! Pjesa tjeter ja lejme organeve kompetente I ndodhi kjo edhe uuuu o burra sulm sa popull I ceket jemi edhe ne virtualitet! Vdiqen 4 veta ne bulevardin qendrore su more asnje Mase! U mbyt shqiperia me kanabis asnje nuk doli te thoshte stop NJe fakir del e Ben dicka kundra te gjithe! Popull pa nivel jemi edhe ne virtualitet sulmojme dicka pa sens plasen mediat ja kjo ja ajo ajo ndodhi jeta asajt voglushje nuk kthehet me edhe sikur ta varin kete njeri! Thjehst nuk duhet te ndodhin me fenomene te tjera! Lajme llac qe ndikojne negativisht per kedo ne kete shqiperi te semure civile te ketij territori! Rip goca Vogel ne burg burri huaj edhe mbase gjejne prehje disa komentues me mllef! Hajde hajde...

    Përgjigju
    • Luku: 05/08/2022 11:17

      Lushka ky nuk eshte fakir por eshte oficer policie ne sherbim te krimit te organizuar. Prandaj te denohet per " aksidentin" por te hetohet dhe denohet per 1. Shperdorim Detyre 2. Anetar i grupit te strukturuar kriminal. 3. Trafik narkotikesh ne kuader te grupit te strukturuar kriminal. 4. Sekuestro preventive qe neser e cdo pasurie qe ka ne kuader te ligjit antimafia. 5. Ti vertetohen akuzat dhe mbas denimit minimalisht 20 vite ti konfiskohet cdo gje. Me pas do e shikosh ti sesa trima dhe arogante do behen te tjeret. Ky e vrau nga arroganca dhe abuzimi me pushtetin ate vajze dhe jo nga pakujdesia. Nese ligji zbatohet si duhet, fenomeni Atjan Tase do tkurret por nuk kam besim tek dreqtesia. E njejta dreqtesi qe denoi vetem 11 vite policin e repartit rrugac shqionja qe i mori jeten pa arsye Kloduan Rrashes. Shume raste nuk quhen me rastesi por fenomen. Duhet pastruar policia nga kanceri mw emrat Tahiri - Haki Cako - Ardi Veliu. Kjo eshte e verteta.

    • Lala: 04/08/2022 23:27

      KY fakiri QE thua ti lushke Ka 1 vil ne himare ...me rrog shteti.ky fakiri Ka shkelir ligjin me vetdije sepse I Ka hyp gomones pa leje drejtimi..KY fakiri QE esht komisar dhe I do ligjet esht futur ne zone te ndaluar me gomone pra prap Ka shkelir ligjin .SA u Ben deri Tani? 3 shkelje.si ushtarak OSE sinpolic QE esht e Ka denimin te shumezuar me 3 se kshu Thot ligji.spo them QE donte ta vriste vajzen e Vogel dhe jam I sigurt qe sdonte por perseri edhe per vrasje pa dashje I shumezohet denimi me 3.e meriton tja hedhin celsat ne fund te detit.duhet te behet shembill QE te kemi Munci ne te tjeret te bejm plazh e te lahemi pa e kthyer koken mbrapa me u rrujt.e vertet QE kemi mllef ke te drejt po Jo pa arsye.kemi sepse keta tipa Jan arrogant .keta tipa abuzojn me pushtetin QE I esht dhene.keta tipa skan from nga ligji te Colin duhet ta zbatojn.keta tipa se Kan mendjen to sherbejn populli por te vjedhin e te pasurohen.kemi mllef kemi shum sepse Jan shtuar shum tipat si Puna e ketij QE time Quan fakir.e do te kerkodj.me ngulm QE Jo vetem KY po te gjith qe abuzojn QE na brasin e na vjedhin te shkojn ne burg e te bien rehat femijet tane se NE na iku femijeria adoleshenca e po behemi gjysher e spam nje dit te baedhe ne demokraci nga keta tipa QE ti I quaan fakira.

    • Lushka: 04/08/2022 19:04

      Nuk jam komunistet o kafsheri pa intelekt jqm nje femer qe them ate cka eshte ky realitet pastaj ketu eshte te flasesh me veten jeni te gjithe te ceket pa nivel edhe mir ja u bejne qe ju lejne ne kete derexhe e meritoni! Vetem lajme llac u be telenovela ajo qe iku iku skthehet me! Te hecim perpara mos ndodhi me nje fenomene I tille!

    • Lushka: 04/08/2022 19:02

      Jo Bimush jam femer e para pasta pyet njehere mamin edhe motren apo geuan mbase I pelqen nga mbrapa pastaj ta tregoj un ty cfare jam...

    • Bimi: 04/08/2022 18:04

      Edhe ti polic bq do jesh

    • Lushi: 04/08/2022 18:04

      O lushka o komuniste o enveriste o nexhmije o flliqsire

  • Andi: 04/08/2022 15:01

    Duhet te akuzohet dhe per terrorizem.

    Përgjigju
  • LORA: 04/08/2022 14:38

    Akuza "vrasje me dashje" eshte ajo qe meriton,,,, qejflliu mbi jeten e njerzve.

    Përgjigju
  • Qytetari: 04/08/2022 14:32

    Ai vrau dhe kishte force te kundershtonte njerezit…

    Përgjigju
  • Viola: 04/08/2022 14:22

    Fytyren e vertete te krimit te organizuar e nxorri tragjedia e Himares. Nje vajze e vogel, heroina e vertete e Shqiperise e corri dhe hodhe tutje masken hipokrite te mafies se Shqiperise. Masken e fundit te Edi Rames, monstra qe ka kapur shtetin permes instalimit te kuadrit komunisto-sigurims.

    Përgjigju
  • Himarioti: 04/08/2022 14:17

    Arjan Tase ka nje vile luksoze ne gjirin e Porto Palermos, vendi njihet si kompleksi e Vilave te Vasil Rapos. Gazetaret duhet ta kontrolloni kete. Se ne qe jemi Himariote dim me shume

    Përgjigju
    • Alfons1: 04/08/2022 17:37

      Po per vilen qe ndertoi ardi veliu pa leje te liqeni i thate ne tirane pse nuk flisni,po se sa leke merrte ai nga keta oficera hashashi pse nuk flisni ??(le me nga kriminelat ..diten e pare te punes si dr pergj ardi veliu ka pranuar si “dhurate” 400,000 euro nga vis martini )

    • Renato: 04/08/2022 15:02

      Po shum mire qe di po shkruaji ketu me shume, se cka bere ky plehra, ky kamikazi ardi veliut! Se te kish qene ndonje oficer tjt e kish pushkatuar veliun po kete gangon e mbajti ne pune dhe pasi ju gjet hashashi plot e perplot vendi!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?