Pamje nga aksidenti

Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun, ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë

4 Dhjetor 2023, 15:25| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 15:36

  • Share

Në “arrest në burg” është lënë nga Gjykata e Durrësit, Antonio Frroku, shoferi që përplasi punonjësin e policisë Mariglen Allka teksa ky i fundit po kalonte te vijat e bardha në rrugën “Aleksandër Goga” mbrëmjen e 30 nëntorit.

Allka është përplasur nga makina kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Në pamjet që siguroi Report Tv më herët shihet efektivi që kalon me kujdes njërën korsi, por nga krahu tjetër vjen makina me shpejtësi të lartë që drejtohej nga  Frroku. Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 18:35 të 30 nëntorit në lagjen nr.8.

Report TV mësoi se mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë ndërsa shoferi Antonio Frroku rezultoi në gjendje të dehur.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?