Masa për 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili përplasi me makinë çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha, do të merret nesër, nga gjykata e Tiranës.
Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin, ndërsa do të përballet me një sërë akuzash ai shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë, drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës si dhe largim nga vendi i aksidentit.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka zbardhur dëshminë e Sulejmanit, i cili ka thënë se nuk kishte qëllim që të largohej, por kishte vajzën e mitur në makinë dhe se ishte i traumatizuar.
‘Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam pasur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjeçare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin Hygea pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident.'- ka deklaruar ai.
Ajas Sulejmani, me G-CLASS-in e tij të zi kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi në viza të bardha teksa me vete kishin edhe një foshnje 3 muajshe, e cila shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dalë tashmë nga trajtimi intensiv.
Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.
Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.
Ore ti e kishe per detyre qytetari t'ju jepje ndihmen e pare dhe te mos vazhdoje shkeljet e rregullave. Nese vajza jote u demtua, prape gabimi yt sepse i mbani femijet leshuar ne makine pa rrip sigurimi. Kerko falje, paguaj rikuperimin shendetsor te te demtuareve, lutju zotit qe nuk perfundoi me tragjedi dhe bej 5 vjet burg me ligj. Do dalesh e do fillosh avazet, dihet.
PërgjigjuNga ato qe shkruan me larte vetem vajtjen ne xhami do te beje ai