Kapi për fyti të moshuarin pasi e përplasi në vijat e bardha, shoqërohet 46-vjeçarja në Tiranë (VIDEO)

16 Nëntor 2022, 09:56| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 10:08

  • Share

Një 46-vjeçare e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi të moshuarin në vijat e bardha. Ajo u revoltua aq shumë sa doli nga makina dhe filloi të debatonte me të moshuarin, derisa guxoi t'i vinte duart në fyt e ta shtynte. Ndërkohë nuk pati asnjë kundërveprim veçse përgjigje se desh i mori këmbën para. I gjithë trafiku ishte bllokuar ngaqë gruaja ndaloi automjetin në mes të rrugës.

“Jam në vijat e bardha. Turp të kesh. Unë kaloj këtu, ajo desh më mori këmbën”, tha i moshuari.

Reagimi i policisë erdhi pas publikimit të pamjeve filmike në rrjete sociale dhe organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video. 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.   

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip "Benz", ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve”, njoftoi policia.

 

Komento

Komente

  • VANI: 17/11/2022 09:57

    BO BO CA LLOJ MONSTRE....FUTENI MER NE BURG SE ZBUTEN KETO LLOJ FEMRASH I BEN MIRE NGA 1 VIT BURG O SHTET

    Përgjigju
  • Liku: 16/11/2022 10:48

    Shoferja nuk i njeh rregullat e qarkullimit policia duhet ta kaloje ne komisjon per rimarjen e patentes dhe te vizitohet tek mjeku psikiater

    Përgjigju
  • Bexhet: 16/11/2022 10:46

    Hiqini patentat ketyre tipave/tipeve se na ka zene frika tw kalojme rrugen ne vija te bardha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?