Kronikë

Përplasi me makinë 2 policë që patrullonin me motor, në pranga 67-vjeçari në Durrës

14 Gusht 2021, 09:24| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 09:37

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar 67-vjeçarin Sh. K, i cili teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” ka aksidentuar 2 efektivë të cilët i përkasin patrullës së Forcës së Posaçme "Shqiponja" madhe po lëviznin me motor.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme në lagjen nr 4, teksa 2 efektivët ishin në krye të detyrës.

Ata janë dërguar menjëherë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, pas plagëve të marra si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?