Afrim Kila, 39-vjeç, është dënuar me 18 vite burgim për vrasje me dashje nga Gjykata e Durrësit. Ai është dënuar pasi në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, Kila ka goditur me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet një qytetar, i cili më pas ka vdekur në spital.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Policia e ka marrë Afrim Kilën nga banesa e tij pasi ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe e ka transferuar në Burgun e Durrësit.