Jorgaq Thengjilli

Tiranë/ Përplasi me makinë çiftin e të rinjve në trotuar, Apeli lë në burg 21 vjeçarin Jorgaq Thengjilli, i ndëshkuar me 20 gjoba dhe i apasionuar pas shpejtësisë

21 Nëntor 2023, 15:30| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 18:08

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për Jorgaq Thengjillin, 21 vjeçarin që ka aksidentuar me makinë dy të rinj në rrugën “Ismail Qemali” pranë Kryeministrisë në Tiranë më 5 nëntor. 21 vjeçari ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”, “Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, por Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

"Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J. Th, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht  të vendimit caktimin e një mase sigurimi më të butë si atë të “Arrestit ne shtëpi”, “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Ndalimin e daljes jashtë shteti”. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 21.11.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja,  vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 2598 Akti, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e   Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas policisë ndërsa ishte me shpejtësi të lartë, i riu humbi drejtimin e makinës dhe u ngjit në trotuar pranë krzeministrisë duke përplasur çiftin e të rinjve që përfundoi në spital. Drejtuesi i mjetit i lindur në Larisa të Greqisë,  u arrestua pak orë pas aksidentit. Ai nuk rezultoi nën efektin e alkoolit, por ishte gjobitur disa herë nga policia rrugore për tejkalim shpejtësie dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në sistem ai rezulton i ndëshkuar 20 herë me gjobë, një prej të cilave e ka marrë më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 21/11/2023 17:54

    Kur eshte laluc ose jorgo e quani te apasionuar pas shpejtesise ,

    Përgjigju
  • Shqip: 21/11/2023 16:35

    20 gjoba dhe e linit te lire derisa te vriste njerez ne trotuar?! Vend shkerdhat me Shefa krimesh e drejtor policie kriminela e vrases me pagese!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?