Foto nga aksidenti

Kronikë

Përplasi për vdekje 26-vjeçarin në Kamëz, lihet në burg efektivi i policisë! Detyrim paraqitjeje për vëllanë që ishte pasagjer

5 Gusht 2021, 15:28| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 15:36

  • Share

TIRANË- Policit të Komisariatit Nr.4, Roxhers Milkurtit i është dhënë sot masa arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ndërsa për vëllanë e tij, i cili ishte pasagjer në momentin e aksidentit është përcaktuar masa detyrim paraqitjeje.

Milkurti me datë 22 korrik rreth orës 00:15 pas mesnate, ka përplasur për vdekje 26-vjeçarin Fatos Hila, i cili po lëvizte me motoçikletën e tij tip 'Suzuki' në bulevardin 'Blu' në Kamëz. Efektivi i policisë, i cili lëvizte me mjetin tip “Benz”ka qenë së bashku me vëllanë e tij, Marius Milkurti në momentin e aksidentit.

Efektivi Roxhers Milkurti dhe vëllai i tij, Marius Milkurti u arrestuan menjëherë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe pengim për zbulimin e së vërtetës. Dyshohet se dy vëllezërit, pas aksidentit, kanë tentuar të mbajnë të fshehur ngjarjen. Ndërkohë që një dëshmitare nga vendi i ngjarjes tha për Report Tv se 26-vjeçari mbeti i vdekur në vend, duke shtuar se makina e efektivit ishte me shpejtësi marramendëse, ndërsa nuk e kishte vënë re shpejtësinë me të cilën kishte qenë duke lëvizur viktima.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?