LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka këkuar dënimin me 18-vite burg të shtetasit Mhill Gega, i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës. Konkluzionet përfundimtare për këtë çështje janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj dhe referuar dosjes hetimore është arritur të provohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngri akuza e vrasjes me dashje.
Nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin patur konflikte prej dy vitesh me njëri tjetrin dhe diten e ngjarjes janë përplasur sërish. Pas debateve 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip "Benz" dhe përplasur për vdekje Mark Gjeten i cili lëvizte në rrugen e fshatit.Në deklarimet e tij vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka patur konflikte me viktimen, por ka mohuar akuzen e ngritur ndaj tij duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta.Por pretendimet e tij nuk janë marrë në konsideratë nga organi i akuzes, ndërsa tashmë do të jetë gjykata që do të japë vendimin për këtë çështje.
Vrasja me makinë ndodhi pasditën e 17-shkurtit të vitit 2021 në fshatin Bungaj të Bashkisë Mirditë. Fllimisht dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të marra rezultoj se ngjarja ishte e qëllimshme. Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e mënjëhershme 68-vjeçarit Mark Gjeta, ndërsa policia e gjeti në banese dhe prangosi autorin. Mark Gjeta dhe Mhill Gega kishin punuar për disa kohë në të njejten ndërmarrje dhe kishin qenë shokë me njëri tjetrit, por marrëdhiet e tyre nisen të acarohen për motive tëresisht banale, pasi viktima e tallte dhe ofendonte autorin.
Kur ka prova qe e vrau me dashje,pse kerkojne 18 vjet?! 25-30 vjet duhej minimumi te kerkonin.
Përgjigju