Kronikë

Përplasi për vdekje vjehrrë dhe nuse në Durrës, mbetet në burg i riu 22-vjeçar

15 Janar 2019, 13:42| Përditesimi: 15 Janar 2019, 15:06

  • Share

Pas aksidentit që ndodhi tre ditë më parë në Durrës ku dy gra humbën jetën në rrugën e ish-Kënetës, gjykata ka dhënë masën  e sigurisë “Arrest me burg” për të riun 22-vjeçar Daniel Brahollari i cili përplasi për vdekje dy gra,  vjehrrë dhe nuse teksa ata po kalonin rrugën kryesore pasi kishin zbritur nga autobuzi me të cilin po udhëtonin.

Mësohet se gjatë seancës së mbajtur gjyqësore, u theksua shkaqet e aksidentit kanë të bëjnë me mungesën e sinjalistikës horizontake dhe vertikale si dhe me mungesën e ndriçimit.

Ndërkohë bëhet e ditur se  do të jetë ekspertiza ligjore, ajo e cila do të zbardhë rrethanat e mëtejshme të aksidentit e cila kërkon afatet e saj u tha në seancën për caktimin e masës së sigurisë.  Tre ditë më parë Bukurie Cufaj, 56 vjeçe dhe nusja e djalit të saj, Sabije Cufaj 38 vjeçe kanë qenë duke zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia, kur janë përplasur nga një automjet tip "BMË" që drejtohej nga  22-vjeçari, ku për pasojë humbën jetën në mënyrë tragjike.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?