Porti i Durrësit

Përplasi për vdekje efektiven e sigurisë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i trajlerit

8 Janar 2021, 09:17| Përditesimi: 8 Janar 2021, 14:50

  • Share

DURRËS- Shoferi 39-vjeçar i cili përplasi për vdekje me ‘trajler’ efektiven e sigurisë në portin e Durrësit një ditë më parë u arrestua këtë të premte (8 janar).

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur drejtuesi i trajlerit përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit.

25-vjeçarja Artenida Haskasa mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip "Man" (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë” – njofton policia.

Autoriteti Portual Durrës reagoi për ngjarjen e rëndë dhe teksa ka shprehur ngushëllimet familjes, thekson se në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?