Foto ilustruese

Kronikë

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Qukës-Prrenjas, arrestohet shoferi

24 Qershor, 10:34| Përditesimi: 24 Qershor, 10:41

  • Share

Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi me vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Prrenjas

Drejtuesi i automjetit akuzohet për për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas", si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?