Foto ilustruese

Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova

2 Nëntor, 11:47| Përditesimi: 2 Nëntor, 11:59

  • Share

Mirditë-Një 24 vjeçar nga Kosova është vendosur në pranga pasi përplasi për vdekje me makinë një 57 vjeçar. Preng Bajraktari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë Jeton Selimi u arrestua veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme (1 nëntor).

"Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën "Milot-Morinë", në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën" informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?