Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin që përplasi për vdekje me makinë këmbësorin një ditë më parë në dalje të Vorës në kryeqytet.
Në pranga ra Jani Tanushi 53 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin, përplasi këmbësorin Kujtim Luka 66 vjeç. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. T., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin shtetasin K. L, 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Tiranës.
Kujtojmë se aksidenti me vdekje ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes të së hënës.
Komente
