Pamje nga vendi i ngjarjes

Përplasi për vdekje këmbësorin tek ‘Kodra e Diellit' në Tiranë, lihet në burg 29-vjeçarja

18 Gusht 2022, 13:46| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 14:31

  • Share

29-vjeçarja Elinta Garo, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi përplasi për vdekje këmbësorin Begzan Hyseni. Aksidenti ndodhi në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku e reja përplasi 3 këmbësorë, ndërsa Begzan Hyseni ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Pak ditë më parë 29-vjeçarja humbi kontrollin e makinës dhe përplasi në trotuar këmbësoren 27-vjeçaren Alkuna Telhaj dhe si dhe bashkëshorten e Begzan Hysës. Fatkeqësisht, Begzan Hysa nuk ka arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda dhë ndërroi jetë një ditë pas aksidentit. Të plagosurit e tjerë kanë lënë spitalin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?