Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti në Lezhë

Kronikë

Përplasi për vdekje me furgon 56 vjeçarin, arrestohet shoferi (EMRI)

4 Janar, 10:25| Përditesimi: 4 Janar, 10:33

  • Share

Policia e Lezhës ka arrestuar drejtuesin e furgonit që një ditë më parë (3 janar 2025) përplasi për vdekje 56 vjeçarin në në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Shëngjinit.

Mark Macaj akuzohet për “Shkelje të Rregullave” të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motoçikletën.

Për shkak të plagëve të marra Pavlin Ndoj ndërroi jetë në spitalin e Lezhës.

Ky ishte aksidenti i parë që ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, ndërsa superstrada Lezhë-Laç është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve rrugore, ku përgjatë viteve numërohen dhjetëra të tillë, me viktima dhe të plagosur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?