Përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin në Lezhë, 30 vite burg në mungesë për 32-vjeçarin! I ati: S'jam i kënaqur, do luftoj derisa të dënohet përjetë (VIDEO)

17 Nëntor 2022, 09:20| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 09:34

  • Share

LEZHË- 32-vjeçari Albert Kaca është dënuar me 30 vite burg në mungesë nga Gjykata e Lezhës për përplasjen me dashje të ish kunatit të tij, Ylli Mena në Ishull-Lezhë, ngjarje e vitit 2019.

Por, pavarësisht vendimit të Gjykatës, i cili e dënoi me 5 vite më pak se Prokuroria, babai i viktimës mbetet i pakënaqur. Preng Mena kërkon drejtësi për të birin dhe thotë se do të hakmerret, duke përdorur shtetin dhe ligjin derisa për të  vendoset masa ‘burg përjetë’.

Babai i viktimës Preng Mena paralajmëroi ankimin të vendimit në gjykatën e apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat. Ai kërcënoi me vetëgjyqësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena.

“Dje, nga ora 1 e gjysmë gjykata vendosi masën 30 vite burg nga 35 në Prokurori. Nuk jam i kënaqur, pavarësisht se kam respekt për gjykatësin. Pavarësisht pabesisë që më ka bërë Albert Kaca i cili ende vazhdon rrugën e tij i lirë do e ndjek së bashku me avokatin tim deri në Gjykatën e lartë. Kërkojmë burgim të përjetshëm. Të gjitha poshtërsitë që më kanë bërë, unë do hakmerrem deri në ditën e fundit, me shtet sigurisht. U bëj thirrje Prokurorisë, të thërrasë policinë, Gjergj Kola i cili jam i sigurt që ka fshehur provat.”- tha i ati për mediat.

Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë. Për këtë ngjarje është marre i pandehur ish-kunati i viktimës Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”.

Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë. Një tjetër person i afërm i autorit kryesor është marrë në pyetje dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, pasi i kanë dalë gjurmët në automjetin e përdorur na ngjarje, por ende nuk është arritur të provohet përfshirja e tij, ndaj dhe nuk është lëshuar urdhër ndalimi. I riu u zbulua pas aplikimit që bëri për të ndjekur Akademinë e Policisë

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/11/2022 23:24

    Megjithese vrasja e shkaktuar me makine ishte plotesisht e qellimshme nga ana e shoferit dhe e bere ne nje moment zemerimi,pra nuk ishte aksidentale,prape mendoj qe 30 vjet denim,po te mos ulen per 100 arsye,jane te mjaftueshme.Babai i viktimes nuk ka pse humb kohen me kerkesen per /burgim te perjetshem/,qe ne kete rast eshte i tepert,do te ishte me mire qe kohen,forcat dhe shpenzimet t'i perkushtonte per gjetjen e kapjen e futjen ne burg te autorit,i cili per momentin,duket se nuk ka per te bere asnje dite burg,ose te pakten deri diten qe situata e tij do te ndryshoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?