“Demokratët, mes Bashës e Berishës”. Kjo ishte tema e diskutimit mes të ftuarve në Report Tv, lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, ku ish-kryeministri Berisha me nismën ‘Foltore’ kërkon t’i kthejë sipas tij sovranitetin PD-së, ndërsa akuzon Bashën se është i shitur tek Rama. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, tha në Report Tv se Basha po kërkon negociatë për t'u larguar nga PD. Ish-deputeti Andi përmeti thekson se Basha është i shkarkuar, i rënë, ndërsa duhet gjetur mënyra si të merret vula e kryetarit. Sakaq, analisti Çollaku e vlerëson si pozitive debatin në PD, duke thënë se i shërben politikës. Analisti Çollaku nuk la pa përmendur Partinë Socialiste, ku tha se atje situata është shumë më keq se në 'kampin' e demokratëve.
Analisti Çollaku tha se demokratët nuk kanë frikë të përballen, ndërsa i pranojnë edhe gabimet e tyre. Sakaq, ai theksoi se nëse Shqipëria i ka 5 gjëra të mira, i ka bërë PD.
“Nëse Shqipëria ka pasur 5 gjëra të mira, i ka bërë PD. Demokratët nuk po kanë as frikë të përballen, i pranojnë edhe gabimet e tyre, janë gabime që i dinë edhe nëse lidershipi nuk i thotë.”-tha Çollaku.
Më tej Çollaku tha se nuk është dakord me ‘historinë antiamerikane’, duke theksuar se nëse ka parti pro-amerikane, PD nuk konkurrohet me parti të tjera.
"Besoj që një problem zgjidhet duke u përballur jo duke u shmangur. Nuk mund të qendrojmë, edhe ato të paktën që Berisha që ka thënë, emra publikë, të vendosen rregullat e sakta, rregullat nuk e prishin lojën. S'jam dakord me historinë antiamerikane se nëse ka parti politike proamerikane, nuk konkurrohet PD me parti të tjera."-tha Çollaku.
Ish-deputeti Andi Përmeti thotë se Berisha do dalë fitues në këtë situatë dhe ngërçi do të jetë juridik se si do veprohet për ti marrë vulën e kryetari Basha.
“Në momentin që anëtarësia e partisë do diçka, patjetër që është sovran. Nuk mund të mbajë njeri vulën me dhunë. Kuvendi i 11 dhjetorit do dalë triumfues, ndërsa Basha në opinionin tim është i larguar nga çfarë shohim ne, dhe kjo duket qartazi për ata që e njohin PD nga brenda ndër vite. Problemi është si do veprojë Basha duke qenë se ka vulën në xhep. Si do merret kjo vulë duke pretenduar se ai nuk do e njohë këtë Kuvend duke thënë që s'është legjitim. Këtu fillon ngërçi juridik që duhet parë si do veprohet. Juristët pranë foltores po e mendojnë. Basha moralisht e kam thënë, që është i rënë. Juridikisht, si do ja marrim vulën, mbetet për tu parë."-tha Përmeti.
Edvin Kulluri i cili kandidon edhe vetë për postin e kryetarit të Parisë Demokratike mendon se me shpalljen e garës për kreun e FRPD dhe lidhjes së gruas, Basha po kërkon negociata për tu larguar nga posti i kryetarit. Sipas Kullurit Basha po rrit pazarin e tij, teksa është drejt largimit një gjë është e qartë.
"S'kam qenë ndonjëherë me Bashën a Berishën. Kam qenë me një grup kritikësh përballë lidershipit të PD. Kur ne kemi mbrojtur republikën e vjetër siç e quan basha nga republika e re, shumë të tjerë heshtnin e nuk flisnin. Kam mbështetur foltoren në parim sepse janë të drejta. Vullneti i lirë i demokratëve. Këtu ndalon njesimi im me qendrimin e zotit Berisha, sepse është e drejtë. Për këto princime që ka folur, parime themelore të lirisë. Duhet një parti e djathtë patriotike. Kam 4 vite dhe shumë të tjera pa pasur një konflikt në këtë parti. Qindra demokratë mbështesin mendimin tim."-tha ai.
Analisti Basir Çollaku e sheh pozitive debatin në PD dhe thotë se kjo i shërben politikës shqiptare në tërësi, ndërsa thotë se situata në PS është akoma më keq, por qëndrojnë të bashkuar për hir të pushtetit.
“Nuk e shoh si skedinë çështjen Berisha-Basha më 11 dhjetor. Berisha në foltore ka deklaruar se 11 dhjetori do jetë një kuvend statuor, me propozime konkrete, që shumë demokratë i shohin ndryshe. Janë ftuar demoktratët të votojnë se disa rregulla nuk kanë funksionuar mirë. Duhet të kemi konsideratë raportin e PD me SHBA. Tani është me zig zage delikate. E dimë peshën që zëmë. Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk e shoh as Ramën të ketë ndonjë mbështetje të madhe nga SHBA. Thjesht zhvillimet në PD që janë pozitive për tregun politik, të jemi të sigurt që në PS ka halle me mijëra herë se kaq, por dominimi i pushtetit ka bërë të mos shpërthejnë për momentin. Shumë shpejt do ketë situata të agravuara, abuzimi, konsumi i pushtetit, dosje të shumta që rrijnë ministrat do më trokasë sot prokurori apo nesër në derë dhe presioni pozitiv që u shtohet demokratëve për të korrektuar sjelljen e tyre."-tha Çollaku.
Saliu esht tu mallku veten PSE e çova Olldashin ne Krrabe… Kushedi si do ishte situata sot!
PërgjigjuDakort,triumfon Berisha.Po ku do shkoje PD-ja, eshte problemi.Do behet Sala kryetar,ok,por nuk do kete asnje lidhje me komunitetin nderkombetar.Nuk i kuptoj dot keto politikanet e rinj,te vjeter,analista etj,o bejne rolin e budallait,ose jane budallenj.Sali Berisha nuk e merr veten kurre me,Hej,eshte NON GRATA nga Amerika, hej.Kaq miope politike jeni?
Përgjigju