Politikë

Përplasja brenda opozitës në Korçë pas zgjedhjeve të degëve! Topalli goditi me shishe në kokë Osmanin se nuk pranon rezultatin

6 Shtator 2022, 17:58
  • Share

1662479662_EduartTopallidheDevisOsmani.jpg

Konfliktet ndërmjet Osmanit dhe Topallit kanë qenë të vazhdueshme që pas zgjedhjeve të degëve. Kjo ndodh për shkak se grupi që ndjek Topallin ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim.

Situata ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të kryesisë duke çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit dhe Topallit. Rastet e konflikteve kane qene te vazhdueshme mes te dyve, kjo mendohet se ka shkaktuar përplasjen e fundit ku janë përdorur dhe shishet.

Devis Osmani momentalisht mbron kryesinë aktuale duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qenë korrekt. Ndërsa grupi i Topallit pretendojnë se ka pasur parregullsi në këto zgjedhje dhe ato duhen ribërë. Prej muajsh forumet e larta të partisë nuk kane dhënë një vendim të prerë mbi këtë situatë duke krijuar konflikte të vazhdueshme në bazë.


Lajmi kryesor:

Sherr te 'Rithemelimi' në Korçë, kryetari Devis Osmani goditet me shishe në kokë nga sekretari i grupseksionit! Konflikt për rezultatin e zgjedhjeve që organizoi Berisha në prill


  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?