TIRANË - Analisti Denis Dyrnjaja ishte i ftuar në Report Tv për të folur mbi aktualitetin politik, teksa fushata zgjedhore është pranë, por tashmë me një sfond tjetër se më parë, atë të goditjeve të Prokurorisë së Posaçme sa majtas dhe djathtas.
'Drejtësia, ka një ndikim të rëndësishëm sjellja e Prokurorisë së Posaçme në raport me aferat korruptive të së shkuarës dhe të tashmes. Po hetohet një mori aferash korruptive të dardharëve vazhdojnë ende etjet dhe uria për të uzurpuar prona publike ku nëpërmjet skemave të kamufluar për kërkohen të gllabërohen interesa ekonomike. Qeveria ka interesa vizion për zhvillim. Se ç’bëjnë dardharët poshtë tij qasje tjetër. dje u tha se jemi në rrugëtimin e fortë drejt kthimit të turizmit në industri. Është bërë analizë si vendi kthehet në industri turizmi. Puna është sa pjesë i shkon buxhetit dhe si është kjo industri me vend që e kanë.'
Sipas tij, drejtësia ka marrë një rol kyç në zhbërjen e aferave korruptive, ndërsa skemat për përvetësimin e pasurive publike vijojnë.
'Etje për të gllabëruar dhe transformuar dhe qenësinë e objekteve që janë aty. Mund të mos jetë më pallati i Kulturës aty. Mund të kemi një kullë aty. Biblioteka është në pronësi të ministrisë, trualli jo. Vizioni i Ramës është një makro e madhe ku Shqipëria krijohet dhe dardharët janë prapa, këtu duhet SPAK.'
Sa i përket protestave në Serbi, Dyrnjaja thotë se njerëzit atje janë mësuar me demokraci dhe rebelizim, prandaj reagojnë me përgjegjshmëri.
'Njerëzit aty dalin me vullnet të lirë. Janë mësuar me demokraci. Nuk presin ti nxjerrin Berisha. Janë popuj që e kanë kulturë demokracinë dhe rebelizmin. Lidhen me identitetin kombëtar të tyre. Njerëzit atje dukshëm kanë përgjegjshmëri, reagojnë ndryshe.'
Duke iu rikthyer Shqipërisë, përplasjet e Berishës me SPAK i shikon në favor të mazhorancës, edhe nëse PS konsumon skandale të mëdha.
'Berisha bllokues dhe favorizues për mazhorancën, përplaset për interes të vogël me SPAK , i shkon në linjë elektorale mazhorancës dhe i hap rrugën për mandatin e katërt Ramës.'
Rama, sipas tij i ka dhënë shumë pushtet njerëzve që ka pranë dhe tashmë është i kapur prej tyre.
'Berisha nga ata politikanë që kthehet nga hiri. Ka arritur fitoren më të madhe duke marrë me ligjin zgjedhor 40-50 deputetë. Nëse i ndodh surpriza me këto gafa të mazhorancës, ku ka makutëri për kulla. Janë hedhur si lukuni dhe Rama duket si i kapur nga këta pasi i ka dhënë pushtet njerëzve të tij. Po pastaj i dalin si Ben Ahmetaj.'
Në fund, komentoi edhe mundësinë e heqjes së non-gratës së Berishës nga administrat Trump. Dyrnjaja nuk do çuditej nëse do ndodhte diçka e tillë, pasi Trump për të është një eksperiment politik i rrezikshëm.
'Me çfarë po shoh e shoh Donald Trump si eksperiment politik të rrezikshëm për botën. Do simpatizoja çdo republikan për president, janë natyrë konservatore. Megalomania e Trump, arroganca, pashë një video ku prezantonte birin e vet dhe rezonimi i arrogancës edhe tek i biri është një frikë e madhe dhe nuk e di ç’mund të prodhojë theksi i non gratës. Varet si lobohet.
Nëse ofrohet një shumë parash dhe vetë Trump është i dhënë pas parasë mund të zhbëhet. Si logjikë shtetërore nuk mund të zhbëhet. Në kontekst emotiv si rasti i Trump çfarë nuk mund të ndodh. Po flasim a do iki SHBA nga NATO? Po prishen ekuilibra të vendosur prej 5-6 dekadash. Marrëdhëniet ekonomike të Trump me Europën, po trondit themelet euro-atlantike. Kjo është manovër e një aventurieri politik.'
Komente
