Përplasja e fortë/ Ina Rama: Shkarkimi i Fatmir Hoxhës vendim i padrejtë

30 Tetor 2018, 07:18| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 11:58

  • Share

Përplasje të forta brenda komisioneve të Vetingut. Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, aktualisht gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është pozicionuar kundër vendimeve të dy komisioneve të Vetingut për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, për fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë.

Zonja Rama në arsyetimin e saj të zbardhur nga Shqiptarja.com arrin në konkluzionin se Fatmir Hoxha duhet të konfirmohej në detyrë, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

“Në përfundim të gjithë arsyetimit të mësipërm, kam votuar kundër vendimit të marrë nga shumica e trupës gjykuese për të lënë në fuqi vendimin nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shprehur mendimin tim se ky vendim duhet të ndryshohet, në zbatim të nenit 66, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, dhe subjekti i rivlerësimit Fatmir Hoxha të konfirmohet në detyrë”, arsyeton gjyqtarja e KPA.

Shkarkimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, me vendimin nr. 18, datë 10.5.2018, vendosi të shkarkonte nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhën, për shkak se nuk përmbushte kriterin e pasurisë. Nga ana e tij, Fatmir Hoxha i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK. Kolegji i Apelimit, me vendim numër 07 i vendimit datë 25.09.2018, me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore dhe anëtarët Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, duke shkarkuar përfundimisht Fatmir Hoxhën, i cili për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë.

Ina Rama: Shkarkimi i padrejtë

Gjyqtarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në rastin konkret relatore e çështjes, arsyen se shkarkimin i Fatmir Hoxhës është një vendim i padrejtës dhe se subjektit i janë shkelur të drejtat themelore.

“Në verifikim të shkaqeve të ngritura në ankim në raport me vendimmarrjen e Komisionit dhe procedurën e ndjekur prej tij, gjithashtu edhe në cilësinë e gjyqtares relatore kam konstatuar se gjatë procedurës administrative të zhvilluar nga Komisioni ka pasur shkelje të rëndësishme të të drejtave të subjektit lidhur me dhënien e së drejtës për t’u njohur me rezultatet e hetimit, si edhe me shkaqet që prezumonin vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra, të cilat në tërësinë e tyre, në vlerësimin tim, kanë çuar në zhvillimin e një procesi të parregullt e në shkelje të nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Liritë Themelore të Njeriut, duke afektuar në këtë mënyrë, ndër të tjera, në thelb vendimmarrjen e Komisionit dhe duke prodhuar marrjen e një vendimi të padrejtë për sa i përket shkarkimit të tij për shkaqet e cituara në pjesën hyrëse të këtij mendimi”, thotë Ina Rama.

Analiza

Zonja Rama thotë se KPK nuk i ka dhënë mundësi Fatmir Hoxhës që të provojë ligjshmërinë e pasurisë.

“Në analizë të rrethanave të mësipërme, kam arritur në konkluzionin se subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, në kundërshtim me nenin 52, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, nuk i ka kaluar barra e provës për të provuar ligjshmërinë e pasurisë së personit tjetër të lidhur me të, z. {***}, duke iu mohuar në këtë mënyrë mundësia për të paraqitur pretendime e prova e për t’u dëgjuar në lidhje me këtë çështje”, thotë Rama. Në këtë kuadër, sipas saj, Kolegji në zbatim edhe të detyrimit kushtetues të parashikuar nga Neni F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, mund të kërkonte mbledhjen e fakteve ose të provave, si dhe të korrigjonte çdo gabim procedural të kryer nga ana e KPK, duke mbajtur parasysh të drejtat themelore të subjektit të rivlerësimit.

Mendimi paralel

Gjyqtarja Rezarta Schuetz është dakord me shkarkimin e gjyqtarit, por kundërshton një nga shkaqet e shkarkimit. “Unë, gjyqtarja Rezarta Schuetz, ndërsa bashkohem me vendimin e shumicës datë 25.09.2018, nr. 7/2018 (JR), që la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha (nr. 18, datë 10.05.2018), më poshtë parashtroj mendimin tim paralel lidhur me njërin prej shkaqeve të ankimit të subjektit. Më konkretisht, për sa i përket konstatimit “iv” të “fshehjes, duke mos deklaruar shumën prej 330.000 lekësh, gjendje në llogarinë depozitë të bashkëshortes” në deklaratën vjetore të vitit 2003, vlerësoj që: a) Fakti që subjekti e ka kryer vetë korrigjimin në deklaratën pasardhëse të vitit 2004, duhet të ishte marrë parasysh nga Komisioni në hetimin dhe vendimmarrjen e këtij të fundit, parë nën dritën e legjislacionit të kohës, ligjit 9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë.” Zbatimi prapaveprues i dispozitave të nenit D, pika 5 e Aneksit të Kushtetutës dhe të nenit 32, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 nga Komisioni vlerësoj se është i gabuar”, thuhet në arsyetimin e saj.

Konkluzionet e KPK për Fatmir Hoxhën

Ka deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin për burimin e krijimit të pasurisë apartament 2 + 1, me sipërfaqe totale 112,36 m2, të ndodhur në rr..., godina ....,Tiranë, pasi në deklaratën “Veting” 2017 nuk është deklaruar si burim huaja e marrë shtetasit A. G, në vlerën prej 28.500 eurosh.

Subjekti i rivlerësimit nuk ka provuar me dokumentacion burimin e ligjshëm të krijimit të shumës së marrë hua shtetasit A. G., në vlerën prej 28.500 eurosh.

Ka mospërputhje midis shumës së të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2011 në masën që shpenzimet tejkalojnë të ardhurat me 1.752.123 lekë, shumë e cila nuk është shpjeguar në mënyrë të arsyeshme.

Subjekti i rivlerësimit ka fshehur duke mos e deklaruar shumën prej 330.000 lekësh, gjendje në llogarinë depozitë të bashkëshortes pranë BKT, në deklaratën periodike vjetore të vitit 2003.

Vendimi i Kolegjit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në ligjin e zbatueshëm për çështjen, si dhe bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit, z. Fatmir Hoxha.

2. Ky vendim është i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

3. U shpall sot në Tiranë, më datë 25.09.2018.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 13/02/2019 13:52

    Sikur ti Fraik “a**l” isti ta njihje sadopak kete Zonje do duhet te laje gojen para se te flisje per te. Por sa kohe ke mundesi te besh komente i strukur ne anonimitet jepi nxirr di**re nga goja se keshtu ka vajt kjo pune

    Përgjigju
  • Fraiku: 30/10/2018 14:16

    Ky ishte ai gjyqtari qe i kishin hedhur 140 mije euro ne dasma? Hahahaha ik o Ina Rama ik megjithe burtin kukull qe ke se nuk duhet te ishe fare pjese e vetingut. Ke konflikt interesi.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 30/10/2018 11:25

    Asnje nuk eshte i paster, te gjithe te qerrohen. Filluat me detyrat e atyre qe ju votuan?

    Përgjigju
  • besnik: 30/10/2018 10:29

    E vetmja gjyqtare profesioniste dhe me integritet ne KPA. Bravo te madhe per guximin per t'i dale kunder ketij shkakrkimi politik per z.Hoxha. Vetem i korruptuar s;i thua dot atij njeriu... ca mund te thone per z.Islamaj, z.Dvorani e Zaganjoret e drejtesise qe i konfirmuan per turpin e tyre

    Përgjigju
  • erma: 30/10/2018 08:28

    LAVIRE BULEVARDI... e ke pak!!!

    Përgjigju
    • LORA: 30/10/2018 10:14

      Ekzakt,erma.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?