Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj përplasjeve të Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend lidhur me mosbindjen e kryeministrit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale. Për mendiat në vend, ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje palëve të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.
“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Të premten Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u përplaset me dhomën amerikanë të tregtisë në Prishtinë. Pasi kjo e fundit bëri thirrje që të dënohet kushdo që pengon procedurat e drejtësisë, Kurti tha se dhoma e tregtisë amerikane me reagimin e saj po ndikon procesin dhe nuk e ka për detyrë që të japë opinion në lidhje me çështje të drejtësisë.
Këtë javë Kurti nuk iu përgjigj urdhrit të gjykatës speciale për të dëshmuar fizikisht në prokurori, duke mos e realizuar këtë për të disatën herë.
Rasti i Kurtit të kujton ‘precedentin’ Sali Berisha, i cili refuzoi disa herë të paraqitjen në SPAK për masën detyrim paraqitjeje dhe më pas masa iu shtrëngua në arrest shtëpie. E njëjtë edhe me Kurtin, i cili ka refuzuar të shkojë në Prokurori të dëshmojë dhe tashmë kërkohet nga gjykata që ta urdhërojë të shkojë të dëshmojë.
Komente
