Prokuroria Fier

Kronikë

Fier/ Përplasja me njerëzit e Agron Kapllanajt, agjenti i BKH dhe efektivët e policisë u ndoqën nga 3 makina, u dhunuan edhe pse u prezantuan

17 Prill, 16:12| Përditesimi: 17 Prill, 16:40

  • Share

Fier-Prokuroria e Fierit ka nisur hetim ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier më 15 prill.

Hetimi ka nisur ndaj 3 personave dy nipërit e Agron Kapllajant, Klaudio Kapllanaj, Ledjan Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, për ‘Goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim.

Një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

'Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve Klaudio Kapllanaj, Ledjan Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik', njoftoi sot prokuroria. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në aksin Fier – Patos, në afërsi të një kompanie ndërtimi 'Shkëlqimi 07', në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj. Djali i Shkëlqimit bashkë me djalin e vëllait tjetër, Pëllumbit u përplasën fizikisht me oficerët e BKH-së. Gerald Kollçaku, punonjës i fabrikës dhe mik i tyre, u përfshi gjithashtu në konflikt.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?