Erdogan dhe Biden

Bota

Pas përplasjeve për ambasadorët/ Joe Biden takon Erdogan: Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet të shmangin krizat

31 Tetor 2021, 14:45| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 14:55

  • Share

Teksa marrëdhënia me Turqinë dhe SHBA-të është e tensionuar, pasi presidenti turk deklaroi pak ditë më parë se kishte urdhëruar dëbimin e 10 ambasadorëve të vendeve perëndimore nga Ankaraja, përfshi edhe atë të SHBA, Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar sot me Erdoganin.

Sipas VOA-s Biden i tha Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet t’i menaxhojnë më mirë mosmarrëveshjet.

Teksa e vuri theksin në rëndësinë e Turqisë si një aleate e rëndësishme në NATO dhe në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, i ngriti zotit Erdogan shqetësimin për sistemin e raketave ruse S-400, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë thotë se presidentët Biden dhe Erdogan diskutuan gjithashtu edhe për proceset politike në Siri, ndihmën humanitare për afganët, zgjedhjet në Libi, situatën në Mesdheun Lindor, si dhe përpjekjet diplomatike në Kaukazin Jugor.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Erdogan, urdhëroi shpalljen “non grata” (të padëshiruar) të dhjetë ambasadorëve perëndimor në Turqi, përfshirë atë amerikan, pasi ata kishin kërkuar lirimin e aktivistit të burgosur, Osman Kavala.

Më herët Erdogan kërcënoi se do të shpallte ‘non grata’ 10 ambasadorët perëndimor pasi nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile Osman Kavala.

Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh. Filantropi dhe aktivisti i lindur në Paris, Osman Kavala, 64 vjeç, po mbahet në paraburgim që nga viti 2017 dhe rasti i tij është kthyer në një tjetër arsye për tensione mes Turqisë dhe Perëndimit.

Kavala përballet me një sërë akuzash të lidhura me protestat anti-qeveritare të vitit 2013 dhe një grusht shteti të dështuar ushtarak në vitin 2016, të cilat ai vetë i mohon me forcë.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë ndalimin e tij si një simbol të shtypjes që presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan i bën kundërshtarëve.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?