Klubi i Lazios është në "luftë të ftohtë", me drejtorin Igli Tare që është përplasur me trajnerin Maurizio Sarri. Shqiptari mendon se ekipi duhet të jetë mes katër ekipeve më të mira, ndërsa Sarri e sheh si diçka të pamundur me këta lojtarë.
Për të komentuar këtë përplasje, Christian Vieri foli për “Bobo TV”. Ish-sulmuesi legjendar italian i doli në krah Igli Tares, duke thënë se Sarri vetëm qahet.
“Sarri po bën shumë, po konkurron me Napolin, Inter, Milan dhe Juventus. Por unë jam dakord me Taren. Sarri është dikush që qan gjithmonë, nuk duhet të ankohet. E dinte strategjinë e Lazios edhe më parë. Ata bëjnë një lloj tjetër tregu transferimi, nëse nuk e pranonte, nuk duhej të shkonte. Lotito nuk kërkon të shpenzoj dhe bën mirë. Ai i paguan lojtarët çdo muaj dhe klubi është i shëndetshëm”, tha Vieri.
Fundi i sezonit duket se do tregojë se cili mes Tares dhe Sarrit do qëndrojë në ekip, me mediet në Itali që bëjnë me dije se të dy nuk mundet të bashkëjetojnë te Lazio.