Përplasja e trenave në Greqi, vijon revolta e qytetarëve! Grevë 24-orëshe, ‘paralizohet’ transporti

16 Mars 2023, 09:36| Përditesimi: 16 Mars 2023, 16:14

  • Share

GREQI- Revolta pas përplasjes fatale të dy trenave vijon të jetë prezente në Greqi. Për 24 orë, në shtetin helen do të bllokohen fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend, që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt, 4 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Grevat masive janë thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë dhe është parashikuar të ndalin shërbimet publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si dhe të ndërpresë transportin urban.  Punëtorët e hekurudhave kanë organizuar greva të vazhdueshme.

Protestuesit, kanë akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit për injorimin e thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e mangëta të sigurisë në hekurudhën greke. Protestuesit do të mblidhen para parlamentit në mëngjes.

"Ne duam të shprehim së bashku zhgënjimin tonë për atë që nuk është bërë ndër vite, por mbi të gjitha zemërimin për atë që ndodhi në Tempi," tha në një deklaratë sindikata e sektorit privat, GSEE.

"Ne nuk do të lejojmë që mungesa e transparencës, fshehja, heqja dorë nga përgjegjësitë dhe çdo vonesë të çojë në harresë," thuhet në deklaratën ku gjithashtu i kërkohet qeverisë të marrë masa dhe të parandalojë një fatkeqësi tjetër dhe kërkohet një hetim të plotë për shkaqet e përplasjes.

Një hetim gjyqësor ka filluar lidhur me aksidentin.

Përplasja ka ngjallur zemërim publik. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera anembanë Greqisë në protestat më masive me të cilat është përballur qeveria që kur mori pushtetin në vitin 2019.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik dhe pritet të thërrasë zgjedhjet deri në maj, ka kërkuar falje për aksidentin dhe ka premtuar të punësojë më shumë personel dhe të ndreqë sektorin hekurudhor me probleme, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë gjithashtu thirrje protestuesve që të mos lejojnë zemërimin të përçajë shoqërinë. Mistotakis lajmëroi një javë më parë mbështetje sociale për familjarët e viktimave. Ndihma do të ofrohet në studime, pension mujor etj.

"Ne duhet ta fitojmë këtë luftë," tha zoti Mitsotakis këtë javë, duke shtuar se ai ishte i vendosur të eliminonte faktorët që çuan në katastrofë dhe duke i kërkuar ndjesë popullit grek.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?