Policia ka shpallur në kërkim për Agim Hoxhajn, kreun e FRD për Tiranën dhe Afrim Sufajn, kreun e FRD në njësinë 6, të cilët kanë kundërshtuar policinë gjatë përplasjes së djeshme mes presidentit Ilir Meta dhe Sali Shehut, me Policinë Bashkiake, për zyrat e FRD-së.
Agim Hoxhajn kreu i FRD për Tiranën, i zgjedhur para disa ditësh dhe Afrim Sufaj kreu i FRD në njësinë 6 kanë hyrë në zyrat e FRD pas Metës dhe janë përfshirë në sherrin që degradoi në përplasje fizike. Ata shiheshin duke u konfrontuar me punonjësit e policisë, ndërsa i kanë hequr maskën zyrtarit të bashkisë.
"Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre", thotë policia.
Dje Meta është përplasur me Policinë Bashkiake, duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta përveçse është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Report Tv solli dje video nga “përleshja” e Metës, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti. Kreu i shtetit ka agrtavuar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqej ta qetësonte.
Pas përplasjes ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila kryeson koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe partia e Sali Shehut tashmë. PD tha se përdorimi i forcës policore kundër një partie është tregues se Rama është kundërshtar i lirisë.
Vetë Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, të zbatojë ligjin për 'partitë politike'. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t'i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.
Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi".Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t' ofrojë zyra.
Cudite e policise sone nuk kane te mbaruar. Policia nuk ka nevoje te shpalle ne kerkim persona qe dihet publikisht se kush jane e ku ndodhen. Dhe as ka nevoje te punoje per ti kapur. Sa kohe "materialet"i qenkan referuar organit te hetimit, Prokurorise, eshte prokurori i cili disponon hetimin. Pra qe mund te urdheroje policine te shoqeroje, ndaloje apo zbatoje masa sigurimi ndaj personave. Kuptohet, keto jane hapat dhe detyrat qe nje organ policie duhet te kryeje konform ligjit penal dhe procedural penal. Dhe qe haptazi jo vetem nuk i respekton por me keq, edhe i shkel. Pasi per policine shqiptare ka prioritet porosite dhe urdherat e paligjshem te partise shtet. Meqe policia e paska marre me vrull kete ceshtje, eshte mire ge hetoje duke filluar nga shkresa absolutisht e pavlefshme e organit lokal,nzinxhiri nga kreu i bashkise e me radhe, tek policet bashkiak qe kerkojne te sigurojne zbatimin e ketij akti te pavlefshem, e pastaj te shkojne tek kundershtuesit e tyre, perfshire kreun e shtetit. Le te zgjohet edhe SPAK se eshte nje rast tipik ku mund te coje pas hekurave duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Bashkise se Tiranes etj. Ne fund te fundit kete ka per detyre.
PërgjigjuKy Petriti ja paska fut nja 5 dopjo me Raki . Pa me thuaj o Petrit nese ti do te kishe dhene shtepine tende me qira dhe mbas mbarimit te kontrates , nese nuk do doje ta rinovoje si do veproje me qiramarsin tend.
Po like pordhen pse nuk e arrestoni apo se eshte pasanik dhe pasaniket nuk i kap ligji.Lek te vjedhur e ka nuk eshte se e ka ber me djerse.Futeni ne burg mutin te besoje dhe populli se ligji funksionon njilloj per te gjithe.
PërgjigjuFshatari sdi as te lidhi kravaten ne fyt.
PërgjigjuBurgoseni ato dy trimat qe vun dore mbi policet ne sherbim.Maskarej e te degjeneruar qe fshihen si mijt Cdo leshim perpara presionit te presidentit e veprimi te flliqta te presidentiti e te qenve te tij eshte jo vetem dobesi e Bashkis,mos seriozitetyn e saj paaftesin e saj.
PërgjigjuNisur nga sjellja e bashkise, pol bashkiake, reagimi i KM dhe lexuesve qe komentojne, kuptohet qe kultura ligjore ktu te ne do doje shekuj qe te arrihet. Duhet patjeter te futet ne shkolla edukimi ligjor, qe te mesojme se si zgjidhen ceshtjet midis palesh.
PërgjigjuQifte me q ose me ç la munci me shum.ligji thot qe bashkia esht pronar dhe kontrata ka 4 vjet QE ka mbaruar e then vet nga kryetari frd. Meqe flet per ligj prona esht e shenjt e mbrojt me ligj e pronari3ka te drejten e te vendosurit mbi pronen we Posedon. Problemi esht qe bashkia tr esht treguar tolerante per 4 vjet e I ka len pa kontrat e pa qera per ambientin.e ky palloshi we I duket vetjakryetar I duket se ka te drejt te rri ne pronen e tjetrit3pa problem.para se te na flasesh per ligjin o qifte meso cesht e drejta e prones dhe se cfar do te thot kontrat ndermjet paleve e kush ka te drejt mbasi kontrata mes paleve ka perfunduar we 4 vite me par.
Ciftja pa sacme: Komenti Juaj me len te kuptoje se Kryeministri, Kryetari i Bashkise , Policia Bashkiake dhe komentuesit duhet te mesojne nismat ligjore, duhet ta dijsh o Cifte pa Sacma se qiradhenesi kur mbaron kontrata shkon dhe njofton qiramarresin qe te dorezoje objektin dhe nese qiramarresi nuk eshte dakort se ka pretendimet e tija ky duhet te shkoje dhe te paraqitet ne gjykate per te faktuar pretendimin e tij dhe jo te perdori forcen ndaj qiradhenesit. Organet kopetente te drejtesise dhe te rendit mos te meren me dy kamikaze qe jane fshehur por te meren urgjetisht me presidentin i cili vazhdon per dite edhe sot mbas ngjarjes se shemtuar duke na shkel kushtetuten me fushatat e tij elektorale, nese prokuroria nuk e theret presidentin per ngjarjen e djeshme dhe ti vendosi piken mbi I duke e izoluar ne strofken e tij qe e ka qelbur do te kete shume pasoja midis qiradhensve me qiramarresit.
Imagjinojeni kush do te vi ne pushtet. Imagjinojeni kush kerkon ta qeverise shqiperine.
PërgjigjuPresidenti yne.turp. Dil o lum e mer mejdan o mbyte o nxire ne ane. E Mos e lini te bej ham.. E cmende part. Ben sikur I plasi b.. Per shqiperin. Ky dhe sali beu
PërgjigjuSali Bytha Thuj