Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me përplasjen që ndodhi ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Rama nënvizon se ajo çfarë ndodhi ishte e turpshme dhe se është i bindur se justfikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, por e dëmton edhe më shumë reputacionin e Kosovës.
‘Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!’- shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por… pic.twitter.com/ahBsN5t8TS
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Sërish përleshje në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon foltoren! Deputetët e PDK-së u goditën me Kurtin dhe Bislimin! Prokuroria nis hetimet! Rama: E turpshme
M.Q.//ReportTv.al