Përplasja Kosovë-Serbi në OKB/ Tritan Shehu në 'Studio Live': Krimet duhen dënuar! Eksperti: Putin po mbulon krimet e serbëve

22 Prill, 18:46| Përditesimi: 22 Prill, 19:37

  • Share

Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB u diskutuan në ‘Studio Live’ në Report Tv me ekspertin e Çështjeve Ndërkombëtare Kreshnik Osmanin dhe deputetin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Tritan Shehu.

Sipas Osmanit, ndodhemi përballë dinamike të re gjeopolitike që pas luftës në Ukrainë, ndërsa sa i përket Aleksandër Vuçiç, Osmani shton se ai nuk mund të kërkojë kurrë falje për masakrat serbe pasi ka qenë ministër propagande i Sllobodan Millosheviçit.

'Gabimi i Rusisë është se tani po zbulohet fytyra e vërtetë e Rusisë dhe Vuçicit. Jemi përballë një dinamikë si rezultat i kësaj gjeopolitikë që nisi në luftën ne Ukrainë. Putini po mbulon edhe krimet e Serbisë. Serbët mund të kërkojnë falje në një brez të ardhshëm. Vuçiçi ka qenë ministër propagande i Millosheviçit. Vuçiç ka qenë aksioner, ka pasur dy maska.

Shpesh ngatërrohet edhe Europa se do ta përkëdhel Serbinë. Të vetmit që mund të kërkojnë për krimet, mund të jetë një brez tjetër. Ky brez ka një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Mund të vijë prej një lloj patologjie në subkoshiencën e tyre ndaj superioritetit të shqiptarëve si faktor stabiliteti në rajon. Serbët kanë urrejtje zoologjike ndaj shqiptarëve. Urrejtje kafshërore', thotë Osmani.

Ndërkohë deputeti Tritan Shehu shprehet se problem në këtë mes është edhe Shqipëria, pasi qeveria dhe kryeministri Rama nuk pranojnë rezolutën që dënon krimet serbe në Kosovë në parlament.

'Vuçiçi nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Është element i rrezikshëm. Nëse nuk dënohen këto krime përsëriten. Serbia nuk e ka bërë asnjëherë. Serbia udhëhiqet nga parimet Millosheviçiane. Por problemi është Shqipëria në këtë mes, është Rama. I cili nuk lejon të kalojë në parlament rezoluta për masakrën e Srebrenicës. Si është e mundur që Shqipëria nuk e mban një qëndrim të tillë? Jemi në një situatë paradoksale.

Rama u zëdhënësi i ndryshimeve Kosovë-Serbi. Lidershipi shqiptar nuk guxon të thotë një fjalë ndaj Vuçiçit. Shqipëria ka bllokuar prej dy vjetësh materialet për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Dënimi i fajit është një akt moral. Të mos e bësh tregon se ti ruan reminishencat. Aq më tepër që ka filluar një fushatë e madhe e Rusisë edhe në OKB për të dënuar NATO. Qeveria shqiptare nuk guxon ta thotë këtë gjë. Komuniteti ndërkombëtar e bëri punën e tij', shprehet Shehu.

Nga ana tjetër, Osmani vlerësoi rolin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në këtë situatë, duke thënë se po ndjek një strategji që e faktorizon në rajon.

'SHBA duke qenë se kanë rolin e arbitrit në këtë lojë, e kanë një lloj mënyre të detyruar të ruajnë një lloj balance. Por nuk ka vend që të ndërtohen paralele mes Albinit dhe Vuçiçit. Albini mund të ishte koordinuar me ndërkombëtarët, jo duke qenë servil. Por duke qenë më racional, Kurti mund t’ia linte topin në fushën e ndërkombëtarëve. Sa i përket zotit Kurti, ai në çdo lloj ofensive është tërhequr në fund. E ka në strategji, por nuk mund të ndërtohet një paralele mes zotit Kurti dhe ministrit të Propagandës së Millosheviçit', shtoi eksperti.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?