Politikë

Përplasja Lapaj-Shabani, orët e fundit për negociata! Ana Dajko, 60-vjeçarja që mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

17 Korrik, 09:49| Përditesimi: 17 Korrik, 15:51

  • Share

Vazhdon telenovela për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, bashkim i 2 forcave politike që drejtohen nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj.

Pas njeriut të Shabanit, në listën e mbyllur, Zeqir Kordhoni, në lojë është futur Kleana Xhuveli, e përzgjedhura e Lapajt dhe që në renditjen brenda listës, ndodhet mbi Kordhonin.

Pakti mes dy partive të cilat përfshinë në listën e mbyllur të afërmit e tyre, si kandidatë fiktivë, për t’i lënë rrugë një fituesi nga lista e hapur, u trondit pasi Kordhoni, daja i Shabanit, ndërroi mendje, dhe i kërkoi KQZ-së ta konsideronte si kandidat për të marrë mandatin e deputetit.

Një lëvizje e cila e nxorri jashtë loje Lapajn, i cili priste të hynte në parlament, si më i votuari i listës së hapur.

Duke sulmuar ashpër Shabanin për situatën e krijuar, Lapaj paralajmëroi dje se Endri Shabani apo daja i tij, Zeqir Kordhoni, nuk do ta gëzonte mandatin e deputetit në Tiranë.

Ai është kundërpërgjigjur me të njëjtën taktikë. Në letrën dërguar KQZ-së, Xhuveli thotë se ka rikonsideruar qëndrimin e saj dhe ka vendosur të revokojë dorëheqjen e saj.

Në këtë mënyrë, deri më tani mandati mbetet t’i shkojë asaj.

Por gjithshka mbetet e hapur, pasi në listën e mbyllur përpara Xhuvelit janë dhe tre emra të tjerë, të përzgjedhur si nga Lapaj ashtu dhe Shabani, që potencialisht mund të ndërrojnë mendje.

Më e favorizuara është 60-vjeçarja Ana Dajko, një emër po ashtu i vendosur nga Lapaj, e cila është e para e listës.

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 17/07/2025 22:21

    Gjueti shtrigash:do me behet qejf per tikun te rri te shikoj me dylbi mandatin

    Përgjigju
  • Tiku: 17/07/2025 15:58

    Gjelle qënsh

    Përgjigju
  • Ridi: 17/07/2025 12:58

    Ky ehste brezi i ri? Kur sillen ne kete menyre tani, imagjino se cfare bejne ne parlament. A vertet duhen votuar keto..

    Përgjigju
  • Jak: 17/07/2025 10:59

    TË JESH DEPUTE DUHET PËR MENDIMIN TIM QË TË KESH KËTO VIRTUTE DHE CILËSI : Edhe nëse nuk janë ligjërisht të detyrueshme, këto virtyte priten nga qytetarët dhe janë të dëshirueshme për të ushtruar mandatin : 1. Integriteti: ndershmëria, transparenca, respekti për etikën 2.Ndjenja e shërbimit publik: dëshira për të vepruar në interes të përgjithshëm 3. Kompetenca: kuptim i mirë i çështjeve ekonomike, sociale, ligjore etj. 4.Dëgjimi dhe afërsia: aftësia për të përfaqësuar shqetësimet e qytetarëve në zonën tuaj zgjedhore 5.Kurajo politike: aftësia për të mbrojtur idetë e dikujt dhe për t'u përballur me kritikat 6.Puna dhe pjesëmarrja: prania aktive në Kuvend, pjesëmarrja në debate dhe komisione 7. Aftësia për dialog: aftësia për të bashkëpunuar me zyrtarë të tjerë të zgjedhur, madje edhe me ata me mendime të ndryshme 8.Pavarësia e mendjes: mos u dorëzoni ndaj presionit nga lobistët ose interesat e veçanta 9. Respekti për institucionet dhe demokracinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?