Përplasja Lapaj-Shabani për mandatin, për gazetarin Poli Hoxha është një debat që duhet të ishte shmangur. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se debati ka shkuar deri në akuza penale.
‘Ishin kundër dyshesh Berisha dhe Rama dhe nuk treguan pjekuri, por u futën në një luftë me njëri tjetrin. Debati ka shkuar deri në akuza penale. Duhet të ishin në Kuvend sepse në Shqipëri ekzistojë dy boshte, ai i të keqesh dhe të mirës. Cështja e mandatit për mua s’ka asnjë lloj rëndësie. Këta janë fokusuar tek një mandat dhe po shkatërrojnë të gjitha ato turmat që i ndoqën nga pas’, tha ai.
Një koment e pati edhe për partitë e reja, për të cilat tha se duhet që ta vijojnë kauzën e tyre.
‘Unë nuk mund të flas për vendime personale të askujt, por asnjë nuk është futur në Parlament përveç Agron Shehajt. Euroatlantikët bënë një fushatë të mirë, por është tjetër gjë që nuk morën dot vota. Si kauzë jo vetëm e atyre por edhe e Lëvizjes Djathtas 1912 duhet që të vijoi, sepse kauza për votën e lirë dhe për mbështetjen ndaj SPAK që kanë ata duhet që të jetë’, tha ai.
Për gazetaren Juela Meçani përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin e deputetit.
‘Mua më është dukur një martesë e sforcuar që në fillim kjo. Dukej që me të dyve nuk do të ecte por mendoj se kanë pasur shumë pritshmëri nga të dy se do të merrnin vota dhe do të dilnin të dy deputet. Kemi dy politikan në emër të frymës së dhe mua më vjen ketë keq që Kuvendi s’do të ketë një Shabani dhe një Lapaj dhe ka një Zeqine’, tha ai.
Gazetarja tha se deputetët e forcave të reja duhet që të bashkohen.
‘Forcat e reja duhet që të bashkohen që të bëjnë një grup parlamentar. Nëse Lapaj nuk do të marr mandatin mund të bëhej një bashkimin në një grup parlamentar. Sepse Arlind Qori ka thënë që është shprehur për një bashkëpunim me forcat e tjera opozitare’, tha ajo.
Komente
