Në mesin e akuzave politike mes mazhorancës dhe opozitës mbi çështjen e masakrës në Krushën e Madhe, ka reaguar dhe Partia Agrare Ambientaliste.
Kreu i partisë, Agron Duka thotë se këto shpifjet e kryeministrit Rama në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi janë imorale dhe verbëri politike kundër Kosovës.
Ai thotë se të sajosh shpifje për një kasetë e cila është publike në të gjitha mediat ndërkombëtare tregon se sa rëndë është prekur mazhoranca nga virusi i shpifjes.
"Shpifjet e Ramës kundër Bashës shpirtkeqësi personale, miopi dhe verbëri politike kundër Kosovës dhe shqiptarëve. PAA shpreh shqetësimin se në kushtet kur vendi përballet me rritjen e viktimave nga pandemia, papunësia dhe varfëria, Rama është prekur rëndë nga virusi i shpifjes, mungesës së moralit dhe integritetit njerëzorë dhe politik. Të shpifësh kundër liderit të opozitës pse të kritikon për paaftësi dhe të sfidon me propozime konkrete kundër pandemisë dhe varfërisë, është jo vetëm paaftësi dhe dashakeqësi.
Të vazhdosh ti shërbesh armiqve të shqiptarëve edhe kur Serbia kërcënon për konflikte me Kosovën si ai midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, të sajosh shpifje për një kasetë e cila është publike në të gjitha mediat ndërkombëtare, të keq-përdorësh taksat e shqiptarëve për fushata shpifëse kundër kundërshtarëve dhe konkurrentëve politikë, kuptohet lehtësisht se sa të sëmurë rëndë janë Ramës&CO që vetëm dëm po i bëjnë përditë më shumë shqiptarëve dhe Shqipërisë" - thotë Duka.
Lajmi kryesor:
Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin! Basha: Trillime dhe gënjeshtra se ekonomia është në kolaps
E.M./ReportTv.al