Pronësia mesa duket ka qenë shkaku i përplasjes mes dy vëllezërve Shpëtim Konja e Zarif Konja mbrëmjes e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës. Ata u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas degjeneroi me përdorimin e armës.
Shpëtim Konja pasi është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i tij Astrit Godanci, ka marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Godancit.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale tek fuoristrada e njërit prej agresorëve. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia ndërsa mbetet ende në arrati Zarif Konja. 50-vjeçari akuzohet për kanosje, dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës.
“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale "Kanosja", "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës", informoi sot policia.
Më tej blutë informojnë se do të hetohet në gjendje të lirë shoku Zarif Konjës, Astrit Godanci
"Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente
