Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, i quajtur edhe si "Vis korçari", është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, të përfshirë në përplasjen me armë të ndodhur para dy ditësh në Elbasan.
Një tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë përplasje me armë është edhe 25 vjeçari Migert Qosja ende i paarrestuar. Ndërkohë arrest në burg Gjykata e Elbasanit ka dhënë edhe për Feliks Filajn dhe Eris Çekanin, si persona të dyshuar për pengim të zbardhjes së krimit.
Çaushllari pas përplasjes me armë u largua nga vendngjarja dhe u prangos në spitalin e Traumës në Tiranës ku erdhi për mjekim me automjetin tip Golf 5 tashmë të sekuestruar.
Ndërsa Qosja personi me të cilin u përplas Vis Korcari braktisi makinën dhe është në arrati prej 72 orësh. Ende ky krim nuk ka një motiv zyrtar ndërsa policia dhe prokuroria e Elbasanit dyshojnë se gjithcka lidhet me rivalitetin e grupeve kriminale në atë qytet.
Përplasja e armatosur mes dy grupeve ndodhi pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur.
Elvis Koçi (Çaushllari)
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Koçi (Çaushllari), Feliks Filajn dhe Ersi Çekanin, të 3 të përfshirë në sherrin me armë para dy ditësh në Elbasan.
Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga prokuroria e Elbasanit gjykatësi Tomorr Kullolli mori këtë vendim.
Leri 10 vjet brenda keta garipat e leshit dhe le ta kruajne prape sumen , se jane mesuar i kapin ne darke dhe i nxjerin ne mengjes kalbi ne burg dhe shikoje i si behen si qengj
Përgjigju